kor252014
Karbohidratet: përgjigjia post-prandiale varet nga indeksi dhe ngarkesa glicemike
Mbështetur tek një panel ndërkombëtar ekspertësh të cilët kanë përgatitur një dokument konsensual për të promovuar përhapjen e informacionit në lidhje me rëndësinë e cilësisë dhe sasisë së karbohidrateve në kontekstin e një diete të ekuilibruar dhe të jetës së shëndetshme.Vlerat e glicemisë post-prandiale (PPG), nivelet e glukozës dhe insulinës në gjak, shkaktohen nga karbohidratet e pranishëm në ushqim pas konsumit. PPG ndryshon nga personi në person, në varësi dhe nga stili i jetës, kontrolli i tij mund të sjellë efekte të dobishme për shëndetin. Dy indekset të cilat përshkruajnë vetitë fiziologjike të ushqimeve të pasura me karbohidrate janë, ai i glicemisë (GI) dhe ngarkesa glicemike (GL). Indeksi glicemik është një vlerë bazuar në shkallën nga 0 në 100, që klasifikon karbohidratet mbi bazën e tendencës së tyre për të rritur përqëndrimin e sheqerit në gjak pas ushqimit: ushqime me GI të lartë (>70) provokojnë një rritje të shpejtë të glicemisë në gjak; ushqime me një GI të ulët (<55) çojnë në rritje graduale. Ndërsa ngarkesa glicemike lidh cilësinë e karbohidrateve të disponueshëm GI me sasinë në porcionin mesatar ose në recetë. Që nga viti 1999 Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë rekomandon për vendet e industrializuara konsumin e ushqimeve me një indeks të ulët glicemik, për të parandaluar disa nga sëmundjet më të zakonshme. Sot ekzistojnë dëshmi bindëse sipas të cilave ulja e përgjigjes glicemike ka një efekt pozitiv fiziologjik sepse: kufizon rrezikun e sëmundjeve koronare; përmirëson kontrollin glicemik të tipit 1 dhe tipit 2 dhe redukton rrezikun e sëmundjes me diabet të tip 2 për njerëzit mbipeshë dhe me një stil jete sedimentare; ndihmon në menaxhimin e peshës dhe redukton masën dhjamore. Vlera e këtyre treguesve njihet mirë në komunitetin shkencor, të cilët pajtohen me rekomandimet për konsumin e ushqimeve me GI të ulët. Në Itali nuk janë zhvilluar ende referenca të veçanta, ndryshe nga Australia dhe Zelanda e Re. Kjo sepse për konsumatorin këto koncepte nuk janë aq të lehta për tu aplikuar në dietën e përditshme. Vlerat e GI në ushqim mund të ndryshojnë në varësi nga mënyra e përgatitjes apo edhe përbërjes së vaktit. Në përgjithësi mund të mbajmë nën kontroll përgjigjen glicemike duke zgjedhur për të konsumuar karbohidrate me tretje dhe përthithje të ngadalshme (GI të ulët). Shumë nga ushqimet me GI të ulët janë ato të traditës mesdhetare: thjerrëza, qiqra, makarona, elb dhe fasule. Gatimi është një parametër praktik që mund të ketë ndikim të madh: drithëra si makaronat dhe oriz i gatuar "al dente" përfaqësojnë një GI të ulët krahasuar me të njëjtën GI pasi janë gatuar shumë: gatimi më i gjatë në ujë ndryshon niseshtenë deri në pikën sa e bën më të lehtë tretjen nga enzimat e ushqimin duke shpejtuar përthithjen, duke shkaktuar një nivel të lartë glicemik post-prandial. Për të njohur indeksin glicemik të ushqimeve është e nevojshme ti kërkoni në manuale dhe të dhëna dixhitale (më i pranueshmi është ai i hartuar nga Universiteti i Sidneit në Australi).
Këtu janë disa shembuj:
Ushqim | GI* |
Glukozë | 100 |
Patate (të gjitha llojet) | 77 |
Bukë e bardhë | 70 |
Saharozë | 65 |
Pica | 57 |
Makarona al dente | 45 |
Molla | 40 |
Perime | 35 |
Domate | 9
|
* I referohet solucionit të glukozuar = 100
Shembuj të ushqimeve të konsumit të përditshëm të lartë/të mesëm/të ulët GI (nga NFI)
www.glycemicindex.com