Ushqyerje

sht242014

Të hash shumë oriz ndihmon në luftën e çrregullimeve të gjumit

Probleme me gjumin? Ushqimi juaj kryesor është orizi. E dëshmon një studim japonez i Kanazawa Medical University publikuar nga PlosOne dhe shpalosur nga Daily Mail: studimi që ka përfshirë dy mijë njerëz demonstroi se ata që kishin një dietë të bazuar në oriz bënin një gjumë më cilësor.

Kërkuesit krahasuan njerëz që hanin më tepër bukë ose makarona me ata që hanin më tepër oriz. Numrat nuk lanë asnjë dyshim: lidhja me një çlodhje më të mirë u gjet vetëm te këta të fundit.
Përse ndodh kjo? Ende nuk është kuptuar plotësisht. Supozimi është se çdo gjë varet nga indeksi glicemik, dmth nga shkalla në të cilën karbohidratet ndahen në sheqer në gjak: sa më e lartë është dhe më të larta janë nivelet e një proteine të quajtur triptofan e cila prodhon serotoninë, mik i njohur i gjumit. Duke qenë orizi një ushqim me indeks të lartë glicemik në krahasim me makaronat dhe bukën, bën rritjen e triptofanit dhe pastaj serotoninës.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC