tet272014
Ja cilat janë bazat ushqyese për një dietë vegane optimale
Si të kuptojmë se sa e përshtatshme mund të jetë një dietë për ne? Duke konsideruar jo vetëm vlerat ushqyese, por edhe aftësinë e saj për të kënaqur aspektet që kanë të bëjnë me sferën personale dhe kuptimin që çdo individ i jep ushqimit.
Një dietë është e përshtatshme edhe kur arrin t'ju përgjigjet nevojave subjektive që lidhen me situata të jashtme (si problemet ekonomike të lidhura me periudhat e krizës financiare), ose nga zgjedhje dhe bindje personale (si zakone individuale, stili i jetesës, bindjet etiko-fetare, rikthimi te tradita, përzgjedhja e ushqimeve nga këndvështrimi ambiental). Në këtë listë ideale nuk duhet harruar që dieta mund të jetë një aspekt thelbësor për ata që vuajnë nga patologji që varen nga regjimi ushqimor (si diabeti apo sëmundjet e veshkave).
Ushqyerja si eksperiencë subjektive kërkon një lloj vëmendjeje dhe një planifikim paraprak në mënyrë që të evitohen mungesat e makro dhe mikro elementeve. Mes dietave vegjeteariane, dieta vegane, është ajo me më shumë kufizime: pa përbërës me origjinë shtazore të drejtpërdrejtë (mish/peshk) dhe pa derivatet e tyre (qumësht, vezë, djathra dhe mjaltë).
Është një dietë, lehtësisht e ekspozuar ndaj disbalancave, e cila duhet të konsiderojë marrjen e integratorëve specifikë për të ekuilibruar mungesat e principeve ushqyese të pranishme te ushqimet ''e palejueshme'', por edhe për të evituar marrjen me tepri të këtyre komponimeve. Vëzhgimet ndaj deficiteve specifike (energjia, mikropërbërësit - vitaminat B12 dhe D, kaliumi, jodi dhe hekuri, acidet yndyrore të pangopura, Omega 3, EPA dhe DHA) ka sjellë në elaborimin e rekomandimeve për një dietë vegane optimale:
1) Konsumi i rregullt i ushqimeve shtesë që përmbajnë vit. B12 ose marrjen e përditshme të suplementeve që e përmbajnë këtë vitaminë
2) Konsumi i ushqimeve vegjetale (bimore) të pasuruara me kalcium, si shtesë ndaj burimeve tradicionale të kalciumit në dietën vegane (si perimet gjethegjerë dhe salca tahini)
3) Duhet të konsumohen rregullisht ushqime të fortifikuara me vitaminën D ose duhet të merren në konsideratë suplemente të përditshme prej 5-10 mikrogramësh të vitaminës D, mbi të gjitha në trajtimin e njerëzve të moshuar.
4) Konsumi i rregullt i ushqimeve vegjetale të pasura me acid alfa-linolenic (acid yndyror i serisë së Omega 3) si arra, derivate të sojës dhe vajit të kocës dhe ushqime të fortifikuara me DHA, acid docosahexaenoic, i cili mund të gjendet te peshku dhe te disa tipe algash.
5) Në dietën vegane është e rëndësishme marrja e ushqimeve të pasur me zink (grurë integral, bishtajore dhe sojë).