Ushqyerje

nën52014

Ushqimet dhe perimet që luftojnë diabetin

Shoqata Amerikane e Diabetit ka paraqitur një pasqyrë të ushqimeve dhe aktiviteteve që duhet të kryhen në mënyrë që të mbajmë larg diabetin. Të dhënat e mbledhura nga studime të ndryshme, tregojnë se si frutat, perimet dhe një djetë e ekuilibruar ul riskun për diabet.
Të hamë më shumë drithëra dhe fruta
Sipas një studimi të fundit të Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin e Kembrixhit, përdorimi i drithërave të ndryshme është masa më efikase për parandalimin e diabetit. Po ashtu, pas kërkimeve të shumta, studiuesit zbuluan se njerëzit që hanë shumë fruta sëmuren 21 % më pak nga diabeti se ata që hanë pak. Njerëzit që hanë 16 lloje ushqimesh të ndryshme, kanë 40 % më pak mundësi të sëmuren nga diabeti.
Trajtimi duhet të mbështetet në gjendjen individuale
Trajtimi i diabetit duhet të ndryshojë nga personi në person. Sipas udhëzimeve të fundit të publikuara nga Shoqata Amerikane e Diabetit dhe Shoqata Evropiane për Studimin e Diabetit, treguesit e sheqerit në gjak varen nga mosha, gjendja shëndetësore dhe ndërlikimi i sëmundjeve të pacientëve me diabet. Sidoqoftë, nëse niveli i sheqerit në gjak tre muaj pas trajtimit ende nuk mund të mbahet nën kontroll në mënyrë efektive, duhen shtuar barna të tjera.
Vitamina K ul rrezikun nga diabeti
Personat të cilët me anë të ushqimin fusin në organizëm sasi më të mëdha të vitaminës K kanë gjasa më të pakta për t'u prekur nga diabeti i tipit 2, bëjnë të ditur shkencëtarët holandez nga Universiteti i Utrecht. Pasi kanë studiuar prej 10 vitshe më shumë se 38 mijë persona, hulumtuesit kanë llogaritur se konsumimi i rritur i vitaminës K është i lidhur me gjasa 20% më të pakta për diabetin e llojit 2. Siç shkruan revista Diabetes Care, faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për diabetin janë mosha e shtyrë, mbipesha, trashëgimia familjare e sëmundjes dhe prejardhja etnike. Vitamina K në natyrë është e pranishme në dy forma, K1 e cila gjendet në perimet e gjelbra dhe K2 e cila gjendet në mish, djathë dhe vezë. Shkencëtarët thonë se është pikërisht K2 ajo e cila ka ndikim më të shprehur në uljen e gjasave për prekje nga diabeti.
Acidet omega-3-yndyrore dhe diabeti
Një numër i madh studimesh kanë treguar se ndryshimet e vogla ushqyese mund të zvogëlojnë dukshëm rrezikun nga diabeti. Kështu, një studim i kohëve të fundit, bën lidhshmërinë ndërmjet nivelit të lartë të acideve omega-3-yndyrore në plazmë dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, te personat e sëmurë nga diabeti tip 2. Në studimin e botuar në revistën Nutrition and Food Research, janë analizuar 180 pacientë me diabet tip 2 dhe 180 pjesëmarrës të shëndoshë. Shkencëtarët sugjerojnë që acidet omega-3-yndyrore mund t'i shtohen listës së ushqimeve, të cilat mbrojnë nga kjo sëmundje kronike.
Çaji i zi mbron nga diabeti
Çaji i zi, i njohur për përmbajtjen e lartë të antioksiduesve, përforcimin e imunitetit dhe rregullimin e shtypjes së gjakut- duket se ka edhe disa efekte tjera dobiprurëse. Duke krahasuar efektet pozitive të çajeve të ndryshëm, shkencëtarët kanë zbuluar se çaji i zi përmban sasi më të madhe të një polisakaridi, i cili mund të jetë shumë i dobishëm për personat që vuajnë nga diabeti, duke qenë se ndihmon në absorbimin e ngadalshëm të glukozës. Për më shumë, revista "Journal of Food Science" njofton se çaji i zi kishte qenë më i suksesshëm edhe në luftën kundër radikaleve të lira.
Seleni ul rrezikun për diabet
Studimet e fundit të shkencëtarëve francezë kanë treguar se niveli i lartë i selenit në gjak mund të ulë rrezikun për të pasur çrregullime të metabolizmit të glukozës, me këtë edhe të diabetit. Është interesant edhe fakti se ky efekt pozitiv i selenit është vërejtur vetëm te meshkujt, dhe për fat të keq jo edhe te femrat. Studimi ka zgjatur nëntë vite dhe kanë marrë pjesë më shumë se 1000 meshkuj dhe femra të shëndetshme. Është treguar se meshkujt me nivel më të lartë të selenit në gjak kanë 50% rrezik më të ulur për të pasur çrregullime të metabolizmit të glukozës, në krahasim me meshkujt të cilët kanë vlera më të ulëta. Autorët kanë shtuar se është e nevojshme të arrihen vlerat më të larta të selenit në gjak, me qëllim që të arrihet efekti më i mirë parandalues i diabetit.
Hiqni dorë nga pijet me ngjyrë
Shkencëtarët në Boston, kanë zbuluar se, duke pirë rregullisht pije freskuese të ngjyrosura çdo ditë, ju dyfishoni rrezikun e sindromës së metabolizmit, sindromë e cila, përfshin një sërë shqetësimesh, siç janë: tensioni i lartë, vlera të larta të insulinës, shtimi në peshë, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Shkaktari i tyre mund të jetë substanca ngjyruese e këtyre pijeve, e cila ka rritur rrezikun e kësaj sindrome në eksperimentet që janë bërë tek kafshët. "Shkencëtarët, gjithashtu, mendojnë se, ata që pinë të tilla pije, janë të prirur të zgjedhin gjithmonë ushqime të ëmbla, të cilat çojnë drejt shtimit në peshë", - thotë Vasan S. Ramachandran-i, M.D.,profesor mjekësie në Universitetin e Bostonit, në të cilin ka qenë udhëheqësi i studimit.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC