Ushqyerje

sht72016

Vitamina C kundër kataraktit

Vitamina C nuk lufton vetëm të ftohtin dhe sëmundjet tipike të stinës së dimrit, por ndihmon edhe kundër kataraktit. Mbi këtë argument është zhvilluar një studim i publikuar në revistën "Ophthalmology" i koordinuar nga Christopher Hammond, profesor i oftamologjisë në "Kings College London".

"Katarakti mund të kurohet, por mbetet një problem i shëndetit publik shumë i rëndësishëm nga momenti që prek më shumë se 20 milionë persona në botë dhe është shkaku kryesor i verbërisë", pohon autori, që bashkë me kolegët ka analizuar peshën e gjenetikës dhe faktorëve të jashtëm si ushqyerja mbi riskun e progresionit të sëmundjes.
Dieta dhe ambienti kanë më shumë rëndësi se gjenet

Siç shpjegojnë ekspertët, katarakti është një çrregullim që e bën kristalinën të marrë ngjyrë "të errët". Dhe nga momenti që kristalina funksionon si objektivi i një aparati fotografik, shikimi i atyre që vuajnë nga katarakti është dukshëm i kompromentuar.
"Zgjidhjet sot përfaqësohen nga ndërhyje të thjeshta kirurgjike që kryhen në spitale për të hequr 'velin gri' nga sytë", shpjegon Hammond duke kujtuar se mes faktorëve të riskut për çrregullim janë mosha, tymi i duhanit, stresi oksidues dhe sasia e antioksidantëve të futur në dietë. 

Pikërisht për të përcaktuar rolin e faktorëve gjenetikë dhe atyre ambientale mbi riskun për katarakt, kërkuesit anglezë përfshinë në studimin e tyre më shumë se 1000 çifte motrash binjake për të cilat ishin të disponueshme të dhëna mbi kataraktin (në veçanti në formën përfundimtare "nukleare" që prek qendrën e kristalinës) dhe mbi sjelljet ushqyese.
"Analizat tona na kanë treguar se femrat me një dietë më të pasur me vitaminë C kishin një risk progresioni të sëmundjes më të ulët me 1/3 në harkun e 10 viteve, - pohon kërkuesi, - në këtë pikë mund të pohojmë se dieta ka më shumë rëndësi se gjenetika në përcaktimin e këtij aspekti të sëmundjes".

Vitaminë C: ka për të gjitha shijet

"Rezultati më i rëndësishëm është se vitamina C duket se ka një rol të dorës së parë në ngadalësimin e progresionit të kataraktit", thotë Hammond duke kujtuar megjithatë se studimi nuk hedh dritë mbi raportin shkak-efekt. Sipas përllogaritjeve të nxjerra nga studimi, në fakt gjenetika ndikon me 35% në riskun për progresion, ndërsa 65% është i përcaktuar nga faktorë ambientalë si ushqyerja.
Shpjegimi i këtij efekti mbrojtës të vitaminës C e pranishme në ushqime (suplementet nuk duket se kanë të njëjtin efekt) qëndron në fuqinë anti-oksidante të vitaminës që kontribuon në luftimin e stresit oksidues përgjegjës për errësimin e kristalinës. Lajmi i mirë është se nuk nevojitet detyrimisht të jesh dashamirës i agrumeve për të pasuruar dietën me këtë element të çmuar.

Mes burimeve ushqyese të vitaminës C - përveç portokallëve, limonëve dhe agrumeve në përgjithësi, janë edhe shumë fruta si rrushi, kivi, papaja, luleshtrydhet, si dhe specat djegës, specat e kuq e të verdhë, brokoli, lulelakra dhe perime të së njëjtës familje. Duhet vetëm të zgjidhni nëse i kushtoni rëndësi kujdesit të syve tuaj. "Studimi konfirmon se një dietë e bilancuar mirë dhe e pasur me anti-oksidantë është thelbësore për plakjen e mirë të syve", përfundon Carolyn Shih, drejtoreshë e kërkimit oftamologjik në "Northwell health" në Great Neck, në Nju Jork./ Dica33

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC