Ushqyerje

jan232017

Omega-3 në shtatzëni ulin riskun për astmë te fëmijët

tags: OMEGA 3

Suplementimi me acide yndyrore polinsature n-3 në zinxhir të gjatë (n-3 LCPUFA) në tremujorin e tretë të shtatzënisë ul te fëmija riskun për astmë, frymëmarrjen me pengesa dhe infeksionet respiratore. Ja përfundimet e publikuara në "New England Journal of Medicine" në studimin danez COPSAC (Copenhagen Prospective Studies on Asthma in Childhood), me autor të parë Hans Bisgaard, profesor në Universitetin e Kopenhagenit. "Marrja e reduktuar e n-3 LCPUFA mund jetë një ndër faktorët që ndikon në rritjen e prevalencës së çrregullimeve respiratore", thonë kërkuesit. Për ta provuar ata ndanë 736 gra në javën e 24 të shtatzënisë në grupe rastësore që të merrnin 2.4 g n-3 LCPUFA në ditë, në formën e vajit të peshkut ose vajit të ullirit. Bisgaard shpjegon se fëmijët e këtyre grave në vitin 2010 formuan koortën COPSAC dhe më pas u ndoqën në mënyrë prospetike me një fenotipizim të gjerë klinik.

End pointi primar ishte shfaqja e fishkëllimave persistente në frymëmarrje ose astma, ndërsa ai sekondar përfshinte infeksione të traktit respirator inferior, agravim të astmës, ekzemë dhe sensibilitet alergjik. Pas përllogaritjeve kërkuesit zbuluan se integratorët ulin riskun për astmë, fishkëllima persistente dhe infeksione respiratore të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes me 23.7% deri në 16.9%. "Nëse projektohet në tre vitet e para të jetës, reduktimi i riskut është baraz me 30.7%", pohon studiuesi. Por në një editorial komentues Kristofer Ramsden nga National Institute on Aging në Baltimorë, shkruan: "Këto rezultate janë premtuese por kërkojnë kujdes meqë dozat e acidit eicosapentaenoik (EPA) dhe acidit docosahexaenoic (DHA) të administruara në këtë studim dhe të barabarta me 2.4 g në ditë, janë të paktën 15 herë më të larta se mesatarja ushqyese. Para implementimit në praktikën klinike është e domosdoshme të sqarohet nëse doza aq të larta nuk kanë efekte negative afatgjata, për shembull në fushën konjitive apo të sjelljes së fëmijës. Duhen gjithashtu studime të tjera për të kuptuar nëse doza më të ulëta kanë të njëjtin efikasitet dhe nëse këto rezultate mund të përsëriten në popullata të tjera". 

 

 

N Engl J Med. 2016. doi: 10.1056/NEJMoa1503734
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28029926

N Engl J Med. 2016. doi: 10.1056/NEJMe1611723
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28029914


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC