Ushqyerje

tet192017

Më pak karbohidrate dhe më shumë yndyrna mund të përmirësojnë gjendjen shëndetësore

Të dhënat nga studimi PURE, Prospective Urban Rural Epidemiology, prospektik multicentrik dhe ndërkombëtar, në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 135.000 persona që vijnë nga 18 vende me të ardhura të ulëta, të mesme dhe të larta, dëshmojnë se një konsum i lartë i karbohidrateve lidhet në mënyrë domethënëse me një rritje të riskut të vdekjes, ndërsa për të gjithë llojet e yndyrnave, pra ato të saturuara, polisaturuara dhe monosaturuara, korrelacioni është më i vogël.

Gjithashtu nga rezultatet nuk del në pah asnjë lidhje midis lipideve dhe sëmundjeve kardiovaskulare, infarktit të miokardit apo vdekshmërisë kardiovaskulare, ndërsa yndyrnat e saturuara lidhen me një risk më të ulët për iktus. "Udhëzimet aktuale për ushqyerjen duhet të rishikohen në bazë të këtyre rezultateve" vëren Mahshid Dehghan nga instituti Population Health Research Institute në McMaster University, Canada, nënshkrues i parë i studimit të sapo publikuar në "The Lancet" dhe prezantuar gushtin e kaluar në Kongresin europian të kardiologjisë që u zhvillua në Barcelonë. Autorët e artikullit nënvizojnë se, në të kundërt nga ajo që besohet, konsumi i sasive të mëdha të yndyrnave, pra rreth 35% e vlerës totale kalorike ditore, lidhet me një risk më të ulët për vdekje në krahasim me një konsum më të përmbajtur të yndyrnave. Nga ana tjetër, një dietë me përmbajtje të lartë karbohidratesh, pra mbi 60% e vlerës ditore energjetike, lidhet me një vdekshmëri më të madhe po jo me një shtim të riskut për sëmundje kardiovaskulare. "Një reduktim i konsumit të yndyrnave çon zakonisht në shtimin e konsumit të karbohidrateve dhe të dhënat tona mund të shpjegojnë përse disa popullsi si ato të Azisë jugore që nuk konsumojnë shumë yndyrna, por shumë karbohidrate, kanë shkallë vdekshmërie të lartë", nënvizon Dehghan. Ai përfundon: "Të marrësh udhëzime për ushqyerjen duke eliminuar kufizimet mbi konsumin e yndyrnave dhe duke limituar konsumin e karbohidrateve mund të përmirësojë gjendjen e shëndetit të popullsisë, në veçanti në vendet jo-europiane dhe amerikanoveriore".


 

The Lancet 2017. Doi: 10.1016/S0140-6736(17)32253-5
http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(17)32252-3/fulltext


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC