Ushqyerje

shk192021

Sindroma "long Covid" dhe efektet e dietës në inflamacion

Covid-19 dhe përgjigjja inflamatore e organizmit janë të lidhura. Dieta luan rol thelbësor në parandalimin e infeksionit, në rëndesën e simptomave dhe gjithashtu, në periudhën post sëmundje.

 

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, një sërë studimesh janë marrë me rolin e të ushqyerit në sëmundjen Sars-Cov2, si në drejtim të parandalimit, ashtu edhe në lidhje me mënyrën e menaxhimit të dietës gjatë sëmundjes dhe pas shërimit. Tani është e qartë se Covid-19 shkakton një stuhi inflamatore të ndërmjetësuar nga citokinat dhe se një gjendje e organizmit tashmë e komprometuar në këtë kuptim mund të përkeqësojë rrjedhën. Një studim i botuar në korrik 2020 e lidhi dietën e zakonshme të vendeve perëndimore me rrezikun e një rezultati të rëndë të sëmundjes. "Shkalla e lartë e konsumit të dietave me përmbajtje të madhe yndyrash të ngopura, sheqernash dhe karbohidratesh të rafinuara (ajo që zakonisht quhet dieta perëndimore) në të gjithë botën kontribuon në mbizotërimin e obezitetit dhe diabetit të tipit 2 dhe mund të ekspozojë ndaj një rreziku më të madh për të shkaktuar një formë të rëndë të sëmundjes dhe vdekshmëri".

 

Pasojat e inflamacionit

Lidhja midis një diete dhe pasojave në shëndet, sa i përket sëmundjes Covid-19 do të ishte pikërisht gjendja inflamatore e organizmit e shkaktuar nga një dietë e paekuilibruar. Dieta perëndimore, siç përshkruhet në artikull, aktivizon sistemin imunitar të lindur dhe ndryshon imunitetin përshtatës, duke çuar në inflamacion kronik, dëmtim të aftësive mbrojtëse kundër viruseve dhe shtim të stresit oksidues të qelizave. Studimi vëren, në fakt, se të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë tashmë nga sëmundje kronike janë më të ndjeshmit ndaj virusit Sars-Cov2, pavarësisht nga fakti se e gjithë popullata në përgjithësi është e ekspozuar në mënyrë të barabartë ndaj rrezikut për t'u sëmurur. Për më tepër, pezmatimi periferik i shkaktuar nga Covid-19 mund të ketë pasoja afatgjata tek ata që shërohen, duke çuar në gjendje kronike mjekësore siç janë demenca dhe sëmundjet neurodegjenerative, ndoshta përmes mekanizmave neuro-inflamatorë që mund të përkeqësohen nga një dietë e pashëndetshme.

 

Long-Covid, simptomat pas shërimit

E pashmangshme është lidhja midis rolit të dietës dhe sindromës së përshkruar kohët e fundit, e quajtur "long-Covid", domethënë, ai grup simptomash të ndryshme, por ende dobësuese që mbeten pas shërimit (provuar nga një tampon negativ) me lodhje të vazhdueshme, dhimbje koke, frymëmarrje të shkurtra, anozmi (humbje e nuhatjes), dobësi muskulore, ethe, mosfunksionim konjitiv, takikardi, çrregullime të zorrëve dhe manifestime dermatologjike te njerëzit që kanë pasur sëmundje të rëndë, por edhe të moderuar ose të lehtë Covid-19. Long Covid duket se prek ndjeshëm edhe fëmijët. Në përgjithësi, "gratë duket se kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë long Covid sesa burrat. Në moshën 60-vjeçare, niveli i rrezikut bëhet i ngjashëm. "Përveç faktit të të qenit gra, mosha më e vjetër dhe një indeks i masës trupore më i lartë, duket se janë faktorë rreziku" (burimi epicentro.it). Arsyeja në këtë rast duket se është një përgjigje e tepruar inflamatore e aktivizuar nga virusi, por edhe një reagim autoimun i shkaktuar nga vetë virusi. Prandaj, kuptohet se si një kontroll i dietës me vëmendje të veçantë në fokusimin në ushqime të freskëta, të pasura me vitamina, fibra dhe mikroelemente me veprim antioksidues dhe një kontroll i konsumit të sheqernave të thjeshta, duhet të ketë përparësi absolute, aq më tepër në këtë periudhë në të cilën rreziku i prekjes nga sëmundja, mbetet i lartë.

 

Francesca De Vecchi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC