sht242021
Covid-19. Rreziku dhe ashpërsia e infeksionit ndikohet nga dieta. Ja, se si...
Një studim i kryer në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusetsit (MGH) dhe i publikuar në Gut, tregon se një dietë e shëndetshme me bazë bimore shoqërohet me një ulje të rrezikut si për të marrë COVID-19, ashtu edhe për të përjetuar simptoma të rënda te pacientët tashmë të infektuar.
"Megjithëse hulumtimet e mëparshme sugjerojnë që ushqyerja e dobët është një tipar i zakonshëm në komunitetet veçanërisht të prekura nga pandemia, ka një mungesë të dhënash mbi lidhjen që ekziston mes dietës, rrezikut dhe ashpërsisë së infeksionit SARS-CoV-2", tha Jordi Merino, nënshkruesi i parë i artikullit dhe studiues në Njësinë e Diabetit dhe Qendrën për Mjekimin Gjenomik në MGH, i cili së bashku me kolegët shqyrtuan të dhënat e 592,571 njerëzve të rekrutuar nga data 24 mars 2020 dhe të ndjekur deri më 2 dhjetor 2020.
Në fillim të studimit, pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor që kërkonte të dhëna për zakonet e tyre të ngrënies para pandemisë. Cilësia e dietës u vlerësua duke përdorur një rezultat që vlerëson veçanërisht ushqimet bimore të shëndetshme, si frutat dhe perimet. Gjatë ndjekjes, 31,831 pjesëmarrës zhvilluan COVID-19 dhe në krahasim me individët në kuartilin më të ulët të rezultatit të dietës, ata në kuartilin më të lartë kishin një rrezik 9% më të ulët për të marrë COVID-19 dhe një rrezik më të ulët se 41% për të zhvilluar infeksion serioz", shkruajnë autorët, të cilët zbuluan edhe ekzistencën e një marrëdhënieje sinergjike midis dietës së pashëndetshme dhe privimit socio-ekonomik me rrezikun COVID-19, që ishte më i madh se shuma e rrezikut të lidhur me secilin faktor të marrë më vete.
"Modelet tona vlerësojnë se mund të ishte parandaluar thuajse një e treta e rasteve të COVID-19 nëse nuk do të ishte i pranishëm njëri nga dyja kushtet, dieta ose disavantazhi socio-ekonomik", thotë Merinoja. Dhe ai përfundon: "Duke mos përsëritur se sa i rëndësishëm është vaksinimi dhe vendosja e maskës në mjedise të mbyllura dhe të mbushura me njerëz, studimi ynë sugjeron që njerëzit mund ta reduktojnë rrezikun dhe ashpërsinë e infeksionit COVID-19 duke ndjekur një dietë të shëndetshme".
Gut 2021. Doi: 10.1136/gutjnl-2021-325353
http://doi.org/10.1136/gutjnl-2021-325353