Ushqyerje

dhj62021

Lidhja e ngushtë që ekziston mes drithërave integrale, incidencës dhe kostove të diabetit të tipit 2

"Diabeti i tipit 2 është një ndër sëmundjet kronike me rritje më të shpejtë në botë dhe një dietë e shëndetshme që mbështet menaxhimin e peshës është çelësi për parandalimin e saj, madje lidhja midis konsumit të përditshëm të ushqimit integral dhe rrezikut të reduktuar për diabet është demonstruar në mënyrë të vazhdueshme", thotë Jaana Lindström, duke shtuar se rekomandimet ushqimore sugjerojnë konsumimin ditor të të paktën 3-6 racioneve me ushqime integrale, në varësi të nevojave individuale për energji.

Këto dhe të tjera shkruhen në një artikull të botuar në revistën Nutrients dhe të nënshkruar nga studiues të Universitetit të Finlandës Lindore dhe Instituti Finlandez për Shëndetin dhe Mirëqenien. Sipas këtij studimi, rritja e konsumit të ushqimeve integrale mund të reduktojë ndjeshëm incidencën e diabetit të tipit 2 dhe kostot e lidhura me trajtimin e tij.

Megjithatë, një e treta e finlandezëve nuk konsumojnë as edhe një dozë të vetme drithërash në baza ditore dhe dy të tretat kanë një konsum shumë të ulët të fibrave. Në fakt, edhe nëse konsumohen në sasi të vogla, fibrat janë të mira për shëndetin, aq sa ky studim tregon se edhe vetëm një pjesë e drithërave integrale si pjesë e dietës ditore mund të reduktojë incidencën e diabetit të tipit 2 në nivel popullsie dhe, për rrjedhojë, kostot e drejtpërdrejta që lidhen me diabetin. Për ta thënë në shifra, në dekadën e ardhshme, mundësia për të kursyer në lidhje me koston, do të shkonte nga 300 milionë (-3,3%) në pothuajse një miliard (-12,2%) euro në varësi të sasisë së ushqimeve integrale në dietën ditore. Për të vlerësuar efektet shëndetësore dhe ekonomike në parandalimin e diabetit të tipit 2, nga shtimi i konsumit të ushqimeve integrale, studiuesit finlandezë përdorën rezultatet e studimeve kombëtare të ndjekjes, siç është FinHealth Study.

"Duke kombinuar të dhënat e popullatës mbi incidencën e diabetit të tipit 2 dhe kostot e trajtimit, si dhe kërkimet mbi efektet që ka konsumimi i ushqimeve integrale në drejtim të reduktimit të diabetit të tipit 2, kemi qenë në gjendje të vlerësonim përfitimet e mundshme shëndetësore dhe ekonomike, si nga këndvështrimi social, ashtu edhe nga ai individual", përfundon Lindströmi.

 

Nutrients 2021. Doi: 10.3390/nu13103583
http://doi.org/10.3390/nu13103583


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC