Ushqyerje

jan302023

Sëmundja renale kronike. Omega 3 e përftuar nga peshqit redukton rrezikun

Nivelet e larta të acideve yndyrore omega 3 që gjenden te peshqit dhe ushqimet e detit shoqërohen me një rrezik më të ulët për sëmundje renale kronike dhe rënie më të ngadaltë të funksionit renal, sipas një studimi të botuar në "British Medical Journal".

"Studimet e kryera te kafshët kanë sugjeruar se acidet yndyrore të polipasaturuara omega 3 (PUFA n-3) mund të kenë efekte të dobishme në funksionin renal, por provat nga studimet njerëzore janë të kufizuara dhe mbështeten kryesisht në pyetësorët dietik, të cilët mund jenë të prirur për gabime", thotë autori kryesor i studimit Kwok Leung Ong nga Universitetit i Uellsit të Ri Jugor në Sidnei, Australi.

Për të hetuar më tej situatën, studiuesit grumbulluan rezultatet e 19 studimeve të kryer në 12 vende të ndryshme deri në maj 2020, duke analizuar lidhjet midis niveleve të bioshënjuesve n-3 PUFA dhe zhvillimit të sëmundjes renale kronike (CKD) te të rriturit.

Bioshënjuesit përfshinin: acidin eicosapentaenoic (EPA), acidin docosahexaenoic (DHA), acidin docosapentaenoic (DPA) dhe acidin linolenik (ALA). Burimet kryesore dietike të EPA, DHA dhe DPA janë peshqit, ndërsa ALA gjendet kryesisht në bimë (arra, fara dhe perime me gjethe).
25,570 pjesëmarrës u përfshinë në analizën kryesore,  norma mesatare bazë e filtrimit glomerular (eGFR) e të cilëve varionte nga 76.1 në 99.8 mL/min/1.73 m2. Në total, 4,944 pjesëmarrës (19%) zhvilluan CKD gjatë një periudhe mesatare prej 11 vitesh.

Pas llogaritjes së një numri faktorësh të tjerë ngatërrues, nivelet më të larta të n-3 PUFA-ve me prejardhje nga peshku u shoqëruan me një reduktim modest (8%) në rrezikun e zhvillimit të CKD.

Kur pjesëmarrësit u ndanë me nivelet n-3 PUFA, ata të vendosur në të pestën më të lartë të niveleve totale të n-3 PUFA nga peshqit kishin një rrezik 13% më të ulët për CKD sesa ata në të pestën më të ulët.

Nivelet më të larta të n-3 PUFA-ve nga peshqit, veçanërisht DHA, u shoqëruan gjithashtu me një rënie vjetore më të ngadaltë të eGFR. Nivelet e ALA me origjinë bimore nuk u shoqëruan me CKD.

"Edhe pse rezultatet tona nuk tregojnë një lidhje shkakësore, ato mbështesin udhëzimet aktuale klinike që rekomandojnë marrjen e duhur të peshkut si pjesë e modeleve të shëndetshme dietike. Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme për të vlerësuar rolin e mundshëm të dobishëm të n-3 PUFA-ve nga peshqit në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjes renale kronike.

 

BMJ 2023. Doi: 10.1136/bmj-2022-072909
https://doi.org/10.1136/bmj-2022-072909


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC