Ushqyerje

pri32023

Kanceri i prostatës dhe ndikimi i dietës mesdhetare

Rreziku për kancer të prostatës është më i ulët te burrat që ndjekin një dietë kryesisht mesdhetare, e cila përveçse mbron nga kanceri përshpejton edhe rikuperimin fizik tek ata që i nënshtrohen radioterapisë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i të botuar në "Cancers" dhe i koordimuar nga Varinderpal Singh Dhillon nga Universiteti i Australisë Jugore.

"Edhe pse kanceri i prostatës vazhdon të jetë një nga kanceret më të zakonshëm dhe vdekjeprurës, mangësitë dhe tepricat e lëndëve ushqyese që shtojnë rrezikun për zhvillimin e tij, ende nuk janë kuptuar mirë", shpjegon studiuesi, i cili bashkë me kolegët studiuan përqendrimet e mikronutrientëve plazmatikë të 116 burrave kaukazianë të diagnostikuar me kancer të prostatës me fillim të vonë dhe i krahasuan ato me 132 burra të shëndetshëm pjesëmarrës në grupin e kontrollit.

Rezultatet? Përqendrimet plazmatike të luteinës, likopenit, karotenit ishin më të ulëta te pacientët me kancer të prostatës krahasuar me grupin e kontrollit, ndërsa nivelet plazmatike të hekurit, bakrit, kalciumit dhe squfurit ishin më të larta përballë një seleniumi më të ulët.

"Duke marrë parasysh këto të dhëna, nutrioma e plazmës mund të jetë një ndihmë e dobishme në shtresimin e rrezikut të kancerit të prostatës", shpjegon Dhillon, duke kujtuar se nivelet e ulëta të likopenit dhe selenit në plazmën e gjakut shoqërohen, ndër të tjera, me një rritje të dëmtimit të ADN-së pas ekspozimit ndaj rrezatimit.

Ushqimet e pasura me likopen përfshijnë domatet, pjeprin, papajat, rrushin, pjeshkët, shalqinjtë dhe boronicat e kuqe, ndërsa ato të pasura me selen janë mishi i bardhë, peshku, butakët, vezët dhe arrat.

"Konsumimi i ushqimeve të pasura në mënyrë natyrale me likopen dhe selen është më i preferueshëm sesa marrja e suplementeve, përfitimet e të cilëve duket të jenë mjaft të kufizuara, sipas studimeve të kryer në të kaluarën. Në rekomandojmë është që të adoptohet një dietë mesdhetare me ndihmën e një dietologu, sepse njerëzit marrinlëndë ushqyese në mënyra të ndryshme, në varësi të ushqimit, sistemit tretës, gjenotipit të personit dhe ndoshta mikrobiomës së tij", përfundojnë autorët.

 

Cancers 2023. Doi: 10.3390/cancers15010077
https://doi.org/10.3390/cancers15010077


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC