Ushqyerje

qer232023

Stresi favorizon konsumimin e ushqimeve të pashëndetshme. Ja, si

Stresi kronik shkakton ndryshime crebrale afatgjata, të cilat reduktojnë ndjesinë e ngopjes dhe shtojnë dëshirën për të konsumuar ushqime të pashëndetshme, kryesisht ëmbëlsira, sipas një studimi të publikuar në "Neuron". Studimi i nënshkruar nga studiuesit e Institutit për Kërkime Mjekësore Garvan në Sidnei, ka analizuar lidhjen ndërmjet stresit dhe zakoneve të të ngrënit që deri tani ka qenë e panjohur.

"Stresi bën që truri të dëshirojë vazhdimisht ushqim, duke ndryshuar reagimin natyral të ngopjes. Me fjalë të tjera, stresi kapërcen përgjigjen natyrale të trurit ndaj ngopjes duke shkaktuar sinjale të vazhdueshme të cilat nxisin konsumimin e ushqimeve të pashëndetshme", thotë koordinatori i studimit Herbert Herzogm, i cili bashkë me kolegët nëpërmjet modeleve të minjve zbuluan se stresi mbyll habenulën anësore, një zonë e vogël trekëndore e epitalamusit e vendosur në mes të talamusit përpara pinealit, pjesa e trurit që mbron nga mbingrënia.

"Habenula anësore mbrojti nga mbingrënia minjtë e nënshtruar në një dietë afatshkurtër me përmbajtje të lartë yndyre", thonë studiuesit. Në rastet kur minjtë ishin të stresuar në mënyrë kronike, kjo pjesë e trurit heshti, duke lejuar që sinjalet e shpërblimit të qëndrojnë aktive dhe ti inkurajojnë ata për të konsumuar ushqimet që i japin kënaqësi, duke mos iu përgjigjur më impulseve rregullatore të ngopjes. Minjtë e stresuar që u ushqyen me një dietë me përmbajtje të lartë yndyre fituan dy herë më shumë peshë sesa minjtë e pa stresuar të ushqyer me të njëjtën dietë. "Stresi kronik, kaq i zakonshëm sot, mund të nxisë marrjen e ushqimit, veçanërisht atyre të ëmbla dhe shumë të shijshme, duke nxitur gjithashtu shtimin progresiv të peshës deri në obezitet", shpjegon Herzog.

"Këto rezultate jo vetëm që tregojnë se sa mund të ndikojë stresi në një metabolizëm të shëndetshëm, por ato janë gjithashtu një kujtesë për të shmangur stilet stresues të jetesës dhe mbi të gjitha, nëse keni të bëni me stres afatgjatë, përpiquni të ndiqni një dietë të shëndetshme duke lënë mënjanë ushqimet e pashëndetshme", përfundojnë autorët.

 

Neuron 2023. Doi: 10.1016/j.neuron.2023.05.010
https://doi.org/10.1016/j.neuron.2023.05.010


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC