Fitoterapi

nën62014

Barnat bimore në tavolinë: vetitë e perimeve

Shëndeti nuk kërkohet larg nesh. Edhe te perimet që sjellim në tryezën tonë, mund të gjejmë disa barna bimore të vërteta. Megjithatë, është e rëndësishme të dini se cila është mënyra më e mirë për t'i përgatitur dhe ruajtur ato.
Ushqime të ndryshme bimore kanë rezultuar se janë burim thelbësor i substancave biologjikisht aktive, që dëshmon edhe një herë se të ushqyerit është niveli i parë i parandalimit të sëmundjes. Ndër perimet, për shembull, ka disa barna bimore të vërteta, por është thelbësore që të dini përbërjen kimike dhe metodat e sakta të përgatitjes së tyre për të marrë përfitimet e duhura shëndetësore. Brokoli, lakra e Brukselit, lulelakra, rrepkat janë veçanërisht të dobishme për vetitë e larta antioksidante dhe detoksifikimin që kryejnë nëpërmjet induksionit gjenik KEAP1 / Nrf2 / ARE. Nga studimet epidemiologjike është treguar se konsumimi i lartë i këtyre perimeve është i lidhur me një rrezik më të ulët të kancerit, sidomos të mushkërive dhe kancerit kolorektal. Molekulat përgjegjëse për këtë efekt janë glukozinolatet, ose më mirë produktet e tyre metabolike, izotiocianatet. Duke filluar nga glukozinatet, kimikisht dhe termikisht shumë të qëndrueshme, është i nevojshëm një veprim prerës në mënyrë që enzima myroksinazë të mund të transformohet në izotiocianatë.
Me një mekanizëm të ngjashëm përfitohet edhe allicina, duke u nisur nga aminoacidi allicinë që gjendet në hudhrën e freskët. Përveç vetive hipokolesterolizuese, antihipertensive dhe antimikrobiale të cilat janë vërtetuar shkencërisht vetëm kohët e fundit, gjesti i shtypjes së hudrës me pëllëmbat e duarve është një procedurë e vërtetë mjekësore trashëguar nga njohuritë tona popullore. Por, për fat të keq një pjesë e mirë e allicinës humbet në mjedisin acid të stomakut ose gjatë gatimit. Zjerja e  brokolit për 9-15 minuta sjell një reduktim të izocianateve me 18-59% krahasuar me totalin që përmban bima e papërpunuar. Përjashtim bën domatja e cila gjatë gatimit apo konservimit rrit rreth 20 herë kapacitetin e saj antioksidant dhe rreth 2 herë përqendrimin e likopenit. Kjo molekulë në një metanalizë të kohëve të fundit është përcaktuar si e dobishme në parandalimin e hipertrofisë beninje të prostatës (BPH). E njëjta gjë edhe për kungullin, shumë i gjendur në tavolinat tona. Është konfirmuar se vaji i marrë nga farat e tij përmirëson ndjeshëm disfunksionin urinar në pacientët me BPH pasi ka aktivitet antagonist me enzimën 5-alfa-reduktazë.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC