Ushqyerje

maj152018

Menopauza dhe omega 3. Dieta thelbësore për nivelet e DHA-së

Sinteza endogjene e DHA-së mund të mos mjaftojë për të plotësuar nevojat e trupit, mbi të gjitha në menopauzë. Për këtë arsye, është thelbësore marrja nëpërmjet dietës...

 

Acidi alfa linolenik (ALA) është një acid i yndyrshëm esencial, pararendës i serisë së acideve të yndyrshme polinsature omega-3 (Pufa), mes të cilëve ata me zinxhir të gjatë EPA (acid eicosapentaenoic) e DHA (acid docosahexaenoic), thelbësorë për zhvillimin e trurit dhe të funksionit konjitiv si në fetus, ashtu edhe gjatë fazave pasardhëse të jetës.

Burim parësor i ALA-s janë barishtet me gjethe jeshile, farërat, arroret dhe vaji i farërave. Reaksioni që çon nga ALA, në formimin e DHA-së dhe të EPA-s ndodh më së shumti në mëlçi, por efektiviteti i tij nuk është njësoj për të gjithë. Ka një ndryshim mes grave dhe burrave dhe, te gratë, aftësia e konvertimit është e ndryshme në varësi të moshës.

Alessandra Bordoni (Universiteti i Bolonjës) thotë: "Te gratë e reja, sinteza e DHA-së nga ALA është më efikase, krahasuar me atë të burrave të së njëjtës moshë. Me shumë mundësi, kjo ndodh për shkak të veprimit të estrogjeneve, siç konfirmohet nga fakti që, gratë që marrin kontraceptivë (dhe në këtë mënyrë janë më të ekspozuara ndaj këtyre hormoneve) shfaqin një konvertim më të madh të ALA-s".

Në përgjithësi, duhet thënë se sinteza endogjene e DHA-së është me një entitet modest. Për të siguruar kërkesat, është e nevojshme që acidi të merret nëpërmjet dietës dhe në veçanti, nëpërmjet burimeve kryesore që kemi në dispozicion, siç është peshku dhe produktet e tij.

Kështu, nuk duhet ta konsiderojmë dytësor integrimin ushqimor të DHA-së paraprak. Përkundrazi. Vlerësohet se, një konsum i mjaftueshëm i EPA-s dhe DHA-së duhet të jetë i barabartë me 250 mg/ditë.

Dy janë faktorët kufizues të shndërrimit të ALA-s në EPA dhe në DHA: Prania me tepri e ALA-s që në të kundërt, mund të pakësojë disponueshmërinë e DHA-së dhe praninë e estrogjeneve. Ja se pse: Rruga e gjatë metabolike që nga ALA, çon fillimisht në formimin e EPA-s dhe më tej, nga kjo, në formimin e DHA-së, rregullohet nga ndërhyrja e një enzime (delta6-desaturasi) që vepron si në fazën fillestare të reaksionit zinxhir, ashtu edhe në kalimin final të beta-oksidimit dhe të transformimit në DHA. Tepria e ALA-s mund të sjellë ezaurimin e sasive të enzimës, duke mos lënë mjaftueshëm për kompletimin dhe prodhimin e DHA-së.

Kështu, te gratë në moshë pjellore, aftësia më e madhe e konvertimit nuk do të përkthehej domosdoshmërisht në një prodhim më të madh të DHA-së.

Sa i përket fluksit hormonal, kuptohet që në menopauzë, gratë janë më të ekspozuara ndaj një mungese. Rënia e hormoneve që lehtësojnë reaksionin e shndërrimit (estrogjenet), mund të konsiderohet një faktor i rëndësishëm kufizues. Për këtë arsye, konsumimi i peshkut, përfshi edhe atë të konservuar, të paktën dy herë në javë, mbetet zgjidhja më e mirë për të garantuar furnizimin e duhur të PUFA-s në zinxhir të gjatë (DHA dhe EPA) në organizëm, për të gjitha moshat.

 

Francesca De Vecchi, teknologe ushqimore


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC