sht32018
Modifikimi i cilave zakone ushqimore, ndihmon në rënien në peshë?
Duke ulur shpejtësinë me të cilën hani, duke eliminuar ngrënien e ushqimeve pas darke dhe duke mos ngrënë deri në dy orë para gjumit, ju do të arrini të bini në peshë. Ky është rezultati i një studimi të publikuar online në "BMJ Open".
"Ndërhyrjet e bëra me qëllim uljen e shpejtësisë me të cilën konsumohet ushqimi, mund të jetë efektive në parandalimin e obezitetit dhe në reduktimin e rreziqeve shëndetësore që lidhen me këtë gjendje", thonë Yumi Hurst dhe Haruhisa Fukuda (Shkolla e Shkencave Mjekësore në Fukuoka, Japoni), autorë të studimit. Kërkuesit analizuan të dhënat e rreth 60.000 njerëzve me diabet në Japoni që iu janë nënshtruar kontrolleve të rregullta shëndetësore në periudhën 2008-2013. Pjesëmarrësit u pyetën në lidhje me stilin e jetës, përdorimin e alkoolit e duhanit, si dhe për zakonet e gjumit dhe ushqyerjes; në veçanti, në lidhje me shpejtësinë me të cilën e konsumonin ushqimin. Përveç kësaj, u pyetën nëse kishin ngrënë darkë brenda dy orëve para se të shkonin të flinin, apo nëse hanin diçka pas darke, si dhe nëse nuk e konsumonin mëngjesin disa herë në javë.
Në fillim të studimit, rreth 22.070 vetë e konsumonin shpejt ushqimin, 33.455 hanin me një shpejtësi normale dhe 4.192 e shijonin ushqimin ngadalë dhe pothuajse gjysma e pjesëmarrësve i ndryshuan zakonet e tyre në kohën e marrë në konsideratë.
"Ngrënësit e ngadalshëm" prireshin për të qenë më të shëndetshëm dhe kishin një mënyrë jetese më të shëndetshme se ata që i konsumonin vaktet me shpejtësi të lartë ose normale. Të gjitha aspektet e zakoneve ushqimore dhe të gjumit që janë studiuar, si dhe konsumimi i alkoolit dhe obeziteti i pranishëm, ishin dukshëm të lidhura me obezitetin. Pas rregullimit sipas faktorëve që mund të shkaktonin konfuzion, doli se njerëzit që hanin me shpejtësi normale, ishin 29% më pak të prirur për të qenë obezë krahasuar me njerëzit që prireshin ta hanin ushqimin shpejt dhe tek ata që hanin ngadalë, mundësia ra me 42%.
Reduktimi absolut i perimetrit të belit, për më tepër, edhe pse modest, ishte më i madh tek ata që hanin normalisht ose ngadalë. Edhe pasi të hash diçka të lehtë pas darkës dhe ngrënia brenda dy orëve para gjumit tre ose më shumë herë në javë ishin sjellje të lidhura ngushtë me ndryshimet në indeksin e masës trupore, jo aq sa mosngrënia e mëngjesit.
"Kjo ndoshta ndodh sepse ata që hanë shpejt kanë nevojë për më shumë kohë për t'u ndier të ngopur, ndërkohë që ndjenja e ngopjes manifestohet më shpejt tek ata që hanë ngadalë, duke ndihmuar në uljen e konsumit kalorik", përfundojnë hulumtuesit.
Bmj Open. 2018. doi: 10.1136/bmjopen-2017-019589
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29440054