Ushqyerje

jan212019

Ja se pse në një dietë, nuk duhen eliminuar karbohidratet

Ruajtja e nivelit të moderuar të karbohidrateve në dietë duket se është zgjidhja optimale për shëndetin dhe jetëgjatësinë, sipas asaj që sugjeron një kërkim i ri i publikuar në "Lancet Public Health". "Dietat e varfra me karbohidrate, që i kufizojnë këto ushqime në favor të një raporti më të lartë të proteinave apo yndyrnave, ose të të dyjave, janë një strategji popullore për humbjen në peshë. Megjithatë, efekti afatgjatë i kufizimit të karbohidrateve mbi vdekshmërinë është i diskutueshëm dhe mund të ndryshojë nëse karbohidratet zëvendësohen nga yndyrna me bazë bimore apo shtazore, ose nga proteinat", thotë Sara Seidelmann (Brigham and Women's Hospital, Boston), emri kryesor i studimit.

Kërkuesit kanë dashur të studiojnë lidhjen ndërmjet konsumimit të karbohidrateve dhe vdekshmërisë te 15.428 adultë me moshë 45-64 vjeç, që vijnë nga katër komunitete amerikane dhe që kanë plotësuar një pyetësor dietik kur janë regjistruar në studimin Atherosclerosis Risk in Communities (ARIC), në vitet 1987-1989. Më pas, ata i kanë kombinuar në një metanalizë, të dhënat nga ARIC-u, me të dhënat për konsumimin e karbohidrateve, të shënuara në shtatë studime perspektive multinacionale. Në fund, kanë vlerësuar nëse zëvendësimi i karbohidrateve me burime shtazore apo bimore të yndyrave e proteinave, ka efekt të ndryshëm në vdekshmëri.

Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 25 vjetësh janë verifikuar 6283 vdekje në kohorten ARIC dhe 40.181 vdekje në të gjitha studimet kohorte. Në kohorten ARIC, pas rregullimit për më shumë variabla, analiza ka treguar një lidhje në formën e shkronjës U ndërmjet kuotës së kalorive që vijnë nga karbohidratet në dietë dhe në vdekshmëri: një përqindje 50-55% e kalorive që vijnë nga karbohidratet, lidhet me një risk më të ulët të vdekshmërisë. Në metanalizën e të gjitha kohorteve, qoftë një konsum i ulët, qoftë një konsum i lartë i karbohidrateve, ka sjellë një risk më të madh të vdekjes, në krahasim me një konsum të moderuar, në mënyrë koherente me një lidhje në formën e shkronjës U. Megjithatë, rezultatet ndryshonin në bazë të burimit të makronutrientëve zëvendësues. Vdekshmëria rritej kur karbohidratet zëvendësoheshin nga yndyrna ose proteina me origjinë shtazore (gjeli, viçi, derri apo pula) dhe zvogëlohej, kur zëvendësimet ishin me bazë bimore (perimet, arrat, gjalpi i kikirikut).


Lancet Public Health. 2018. doi: 10.1016/S2468-2667(18)30135-X
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30122560


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC