Ushqyerje

kor162021

Migrena. Dieta e pasur me acide yndyrore omega 3, ul numrin dhe intensitetin e sulmeve

Një dietë e pasur me acide yndyrore omega 3 ul frekuencën e dhimbjeve të kokës krahasuar me një dietë me nivele normale të acideve yndyrore omega 3 dhe omega 6, sipas një studimi të botuar në "British Medical Journal". Këto acide yndyrore janë pararendëse të oksilipinave, molekulave të përfshira në rregullimin e dhimbjes dhe inflamacionit. Oksilipinat që rrjedhin nga acide yndyrore omega 3, shoqërohen me efekte lehtësuese të dhimbjes, ndërsa oksilipinat që rrjedhin nga acide yndyrore omega 6, përkeqësojnë dhimbjen dhe mund të shkaktojnë migrenë.
"Për fat të keq, studimet e mëparshme që vlerësojnë suplementet e acidit yndyror omega-3 për migrenën, nuk kanë patur konkluzione", thotë Christopher Ramsden (Instituti Kombëtar i Plakjes, Baltimorë, NIH), autori kryesor i studimit.

 

Më pak dhimbje, sulme më të shkurtra e më pak të rënda

Studiuesit u përpoqën të kuptonin nëse dietat me shumë acide yndyrore omega-3 mund të rrisin nivelet e acidit 17-hidroksi-kozaheksaenoik (17-HDHA), i cili pakëson dhimbjen, si dhe frekuencën e ashpërsinë e dhimbjeve të kokës. Për këtë qëllim, ata vlerësuan të dhënat e 182 pacientëve me migrenë për 5-20 ditë në muaj, të përzgjedhur në mënyrë rastësore për të ndjekur një nga tre dietat për 16 javë.
Dieta e kontrollit përfshinte nivele tipike të acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6. Dy dietat e ndërhyrjes kishin nivele të larta të acideve yndyrore omega-3, por njëra mbajti nivelet e acideve omega-6 që kishte dieta e kontrollit dhe tjetra i reduktonte. Gjatë 16 javëve, të dyja dietat e ndërhyrjes, i rritën nivelet e acidit 17-HDHA në krahasim me dietën e kontrollit dhe megjithëse rezultatet e cilësisë së jetës në lidhje me dhimbjen e kokës u përmirësuan në të dyja grupet, ato nuk ishin shumë të ndryshme nga ato të grupit të kontrollit. Sidoqoftë, frekuenca e dhimbjes së kokës u ul ndjeshëm në të dyja grupet e ndërhyrjes, aq sa dieta e pasur me omega-3 shoqërohej me një ulje prej 1.3 orësh të dhimbjes së kokës në ditë dhe dy ditëve të dhimbjes së kokës në muaj, ndërsa grupi me dietën me nivel të lartë të acideve omega-3 dhe përmbajtje të ulët të acideve omega 6, ka patur një reduktim prej 1.7 orësh dhimbje koke në ditë dhe katër ditë dhimbje koke në muaj. Edhe pjesëmarrësit në grupet e ndërhyrjes raportuan dhimbje koke më të shkurtra dhe më pak të forta sesa ata në grupin e kontrollit.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC