Ushqyerje

nën212014

Një aleate e çmuar kundër Alzheimerit

Ekziston një recetë me cilësi organoleptike dhe ushqyese të veçanta. Ajo ka një përmbajtje të lartë acidesh yndyrore omega 3, vitamina B1, B6, B12, pak bakër dhe është i këshillueshëm për personat që vujanë nga sëmundjet neurodegjenerative. Me fjalë të tjera është një pjatë me bazë peshk blu të marinuar me uthull balsamike të bardhë dhe lëng shege. Kjo recetë është një ndër provat e shumta se kuzhina është aleatja më e çmuar e mjekësisë dhe në rastin konkret për Alzheimerin. 
Një grup studiuesish nga poliklinika ''Gemelli'' në Romë bashkë me ata të spitalit ''Fatebenefratelli'' po punojnë mbi aspektin ushqimor por edhe mbi forma të tjera ndërhyrjesh kundër rënies së aftësive njohëse. Me rastin e kongresit ndërkombëtar të trajtimit jo konvencional të sëmundjes së Alzheimerit: nga studimi në trajtim, kërkuesit evidentuan ekzistencën e një lidhjeje të drejtpërdrejtë mes ndryshimit të sasive të bakrit në organizëm dhe zhvillimit të këtyre patologjive.
Të dhënat e përpunuara u prezantuan gjatë punimeve të kongresit në një pjatë të vetme: Peshk blu i marinuar me uthull balsamike të bardhë dhe lëng shege, recetë e përgatitur nga shefi i madh Heinz Beck. Por, në tërësi kur vjen puna te treguesit ushqimorë dhe stilet e jetës (sidomos te të moshuarit), këshillohet një dietë e pasur me perime dhe fruta të freskëta, bashkë me një doze ditore të vitaminës E (e pranishme në fara, spinaq e perime të tjera fletëgjera) dhe vitaminës B12 (efikase edhe në trajtë suplementi). Gjithashtu duhet kontrolluar që vitaminat e marra të mos kenë as bakër as hekur, të reduktojmë yndyrnat e ngopura (si ato që përmban mishi i kuq), si dhe rekomandohen të paktën dy orë sport në javë.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC